Real Madridi ka njoftuar se ka zgjatur kontratën me mesfushorin uruguaian, Fede Valverden.
Mesfushori 23-vjeçar me kontratën e re do të mbetet pjesë e klubit mbretëor edhe për gjashtë vite të tjera, shkruan Demokracia.com.
“Real Madrid CF dhe Fede Valverde kanë arritur një marrëveshje në lidhje me zgjatjen e kontratës së lojtarit në një marrëveshje që e lidh atë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2027”, thuhet në komunikatën e “mbretërve.
Valverde është pjesë e Real Madridit nga viti 2016 ku u aktivizua te ekipi i dytë i Los Blancos.
Reprezentuesi uruguaian kaloi në ekipin e parë vitin 2018. /Demokracia.com