Sport
Zyrtare: Ulpiana prezanton Elmir Lekajn
Demokracia
22:31 | 24 Janar 2022

Share:

Mbrojtësi Elmir Lekaj është përforcimi më i ri i skuadrës së Ulpianës.

Klubi nga Lipjani, ka njoftuar të hënën se Lekaj i është bashkuar ekipit në Antalia, ku po e kryen fazën përgatitore në prag të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Lekaj te Ulpiana është transferuar nga Rabat Ajax, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Maltës.

Me skuadrën nga Malta, 22-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në 11 paraqitje.

Ai më herët ka luajtur edhe te Arbëria e Dobrajës dhe Vllaznia e Shkodrës.

Të ngjashme