Sport
Zyrtare: UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Ballkani – Klaksvik
Demokracia
17:56 | 31 Korrik 2022

Share:

Ballkani është skuadra e vetme nga Kosova që vazhdon të marrë pjesë sivjet në garat evropiane.

Skuadra nga Suhareka do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës të enjten.

Suharekasit do të përballen me Klasvikun në kuadër të rundit të tretë eliminator.

Për këtë ndeshje, UEFA ka deleguar gjyqtarë nga Norvegjia.

Gjyqtari kryesor do të jetë Espen Eskas, i cili do të ndihmohet ngga Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Kristoffer Hagenes.

Ndryshe, kjo sfidë do të luhet në mbrëmjen e 4 gushtit nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të ngjashme