Sport
ZYRTARE: Trajneri italian merr drejtimin e skuadrës ruse
Demokracia
11:33 | 17 Dhjetor 2021

Share:

Paolo Vanoli ka lënë bashkëpunimin e tij të ngushtë me Antonio Conten për t’iu bashkuar zyrtarisht skuadrës së Spartak Moskë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi rus me anë të një komunikate zyrtare teksa sqarohet se ka firmosur një kontratë deri në përfundimin e sezonit futbollistik 2022/2023 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Tekniku 49-vjeçar është trajneri i tretë italian në historinë e klubit më të populluar të Rusisë, pas Nevio Skalës dhe Masimo Karrerës, ky i fundit fitoi dhe titullin kampion të sezonit 2016/2017.

Vanoli gjithashtu ishte pjesë e stafit të Antonio Contes ku fitoi dhe titullin kampion me Interin. /Demokracia.com

Të ngjashme