Trajneri i skuadrës skoceze Celtic, Neil Lennon, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit, transmeton Demokracia.com.
Rezultatet aspak të mira këtë edicion, ku Celtic është plot 18 pikë larg vendit të parë, ka bërë që trajneri të mos e përballojë presionin dhe ka dhënë dorëheqje.
49-vjeçari, u emërua trajner i kampionëve në fuqi të Skocisë, në maj të vitit 2019 kur Brendan Roggers u largua.
Objektivi i Celticut, ishte fitimi i kampionatit për herë të 10-të rresht, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin. Lajmi për dorëheqjen e trajnerit Lenon, është konfirmuar nga vetë klubi skocez nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. /Demokracia.com