Sport
Zyrtare: Trajneri i skuadrës kosovare jep dorëheqje, klubi emëron trajnerin e ri
Demokracia
11:14 | 22 Tetor 2021

Share:

Fushë Kosova ka njoftuar për dorëheqjen e trajnerit të tyre Zylkifili Obertinca dhe emërimin e një trajneri të ri.

Shkarkimi i tij është bërë i ditur përmes llogarisë zyrtare në “Facebook”.

“Më datë 21/10/2021 kryesia e klubit pas shqyrtimit të kërkesës së trajnerit për dorëheqje, aprovon kërkesën e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Gjatë ditës së sotme, skuadra e Fushë Kosovës ka njoftuar se Burim Shala do të jetë trajneri i tyre i ri.

Postimi i plotë:

“BURIM SHALAËS i besohet timoni i skuadrës. Të nderuar qytetarë dhe simpatizantë, kemi kënaqësinë të iu informojmë se, pas bisedave që kishim me Burim Shalën dhe pas dakordimit me kryesinë e klubit tonë, unanimisht ia besuam detyrën e trajnerit Burim Shalës. Burimi njihet si një lojtar shumëvjeçar i klubit tonë dhe gëzon një karrierë mjaft të gjatë dhe te ndritur. Njëkohësisht Burimi ka qenë kapiten i klubit per disa vite me radhë. Sot ne ambientet e klubit dhe në prani të lojtareve dhe kryesisë, Burimi bëri prezantimin e vizionit të tij e gjithashtu e bëri prezantimin edhe të ekipës së tij. Ne i jemi falenderues Burimit dhe do të jemi fuqishëm përkrah tij në rrugën e tij përpara. Burim, suksese dhe të priftë e mbara”. /Demokracia.com

Të ngjashme