Sport
Zyrtare: Trajneri i Francës zgjat kontratën deri në vitin 2026
Demokracia
11:36 | 07 Janar 2023

Share:

Trajeri i Francës, Didier Deschamps ka vazhduar kontratën deri në vitin 2026, kështu ka bërë të ditur Federata Franceze e Futbollit.

Është thënë se Deschamps do të tërhiqej pas Kupës së Botës në Katar, por ai tashmë ka rënë dakord të mbetet në këtë rol për tre vite e gjysmë të ardhshme, për tu përfshirë në Kupën e Botës 2026 në Kanada, Meksikë dhe Shtete të Bashkuara.

Ndryshe, Deschamps ka fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kombeve më 11 vitet e tij në krye të Les Blues, e çoi Francën në finale në Katar pasi u mund me penallti nga Argjentina pas një barazimi emocionues 3-3 pas kohës shtesë.

Kësisoj, Federata Franceze e Futbollit e ka lëshuar ​​një deklaratë të shtunën ku thuhej: “Federata Franceze e Futbollit dhe Noël Le Graët, presidenti i saj, janë të kënaqur të njoftojnë zgjatjen e Didier Deschamps në krye të skuadrës franceze deri në qershor 2026”.

 

Të ngjashme