Sport
Zyrtare: Trajneri Bekim Shotani largohet nga Istogu
Demokracia
12:26 | 08 Korrik 2022

Share:

Trajneri Bekim Shotani nuk vazhdon kontratën me FC Istogun.

Istogu dhe trajneri Shotani nuk kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës edhe për një vit për shkak të pagës, kështu duke i ndarë rrugët.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Istogut përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale.

Trajneri Bekim mori FC Istogun në Tetor të vitit 2021, duke treguar ndeshje të mira, pavarësisht që nuk u arrit objektivi dhe pritshmëritë.

Klubi e ka falënderuar Shotanin për kontributin e dhënë./Demokracia.com/

Të ngjashme