Tottenham Hotspur dhe trajnerin Nuno Espírito Santos kanë ndërprerë bashkëpunimin.
Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e lëshuar nga klubin londinez në uebfaqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.
“Klubi sot mund të njoftojë se Nuno Espírito Santo dhe stafi i tij trajner, Ian Cathro, Rui Barbosa dhe Antonio Dias janë liruar nga detyrat e tyre”, thuhet në komunikatë.
Rezultatet e Tottenhamit nën drejtimin e Nunos këtë edicion janë larg pritshmërive të klubit, andaj ata morën vendim për shkarkimin e tij.
Pas 10 xhirove të para këtë sezon, Tottenham ka një bilanc prej pesë fitoreve e pesë humbjeve, duke qëndruar aktualisht në pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë të mbledhura.
Nuno mori drejtimin e “Spurs” në qershor të këtij viti, duke e zëvendësuar Mauricio Pochettinon.
Club announcement.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 1, 2021
Emri më i “lakuar” për të marrë “timonin” e Tottenham Hotspur raportohet të jetë ai i Antonio Contes.
Conte është i papunë që nga largimi i tij nga Interi në verë. /Demokracia.com