Tottenham Hotspur është elimininuar nga gara e UEFA-s, Liga e Konferencës.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian njoftoi se ndeshja ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Rennes e cila nuk është zhvilluar është regjistruar me rezultat zyrtar 3-0 në favor të skuadrës franceze, Rennes shkruan Demokracia.com.
Me këtë rezultat në “”tavolinë”, “Spurs” u pozicionuan në vendin e tretë në grup dhe kështu e mbyllin aventurën si pozitë e tretë, gjë që nuk i kualifikon tutje.
Tottenham Hotspur po përballej me një valë të të infektuarve me COVID-19 në skuadër, ndërsa njoftoi se ndeshja kundër Rennes nuk mund të zhvillohet për shkak se tetë lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit kishin rezultuar pozitiv.
Vitesse kualifikohet në vendin e dytë pas Rennesit dhe do të përballet me Rapid Viennan në raundin tjetër. /Demokracia.com/