Sport
Zyrtare: Thiago Silva zgjat kontratën me Chelsean edhe për një vit
Demokracia
18:40 | 03 Janar 2022

Share:

Thiago Silva dhe Chelsea kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta vazhduar kontratën.

Mbrojtësi brazilian ka nënshkruar kontratë të re me “Blutë” e Londrës edhe për një vit, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

37-vjeçari i skadonte kontrata në qershor të këtij viti, ndërsa tani me kontratën e re ai do të jetë pjesë e skuadrës nga “Stamford Bridge” deri në vitin 2023.

“Koha e Thiago Silvës në Chelsea do të vazhdojë në sezonin 2022/23 pasi mbrojtësi e zgjati kontratën e tij me klubin me një vit”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e klubit. /Demokracia.com/

Të ngjashme