Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka arritur marrëveshje me dy partnerët mediatik ArtMotion dhe Kujtesa për transmetimin e të gjitha ndeshjeve dhe garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës në këto dy platforma të mëdha të Kosovës.
“Falë konstruktivitetit trepalësh, Federata e Basketbollit e Kosovës ka hyrë në partneritet me dy nga platformat më të mëdha dhe më të fuqishme të Kosovës për të qenë sa më afër audiencës dhe tifozëve të basketbollit të Kosovës, që në këto kohë të pandemisë nuk kanë mundur t’i ndjekin skuadrat e tyre të preferuara në palestër, për shkak të masave anti-Covid19.
Nga nesër e deri në fund të stinorit 2023-24 basketbolli i Kosovës do të transmetohet drejtpërdrejt në shumicën dërmuese të televizioneve kosovare që janë klientë të dy partnerëve mediatikë të federatës nga sot e tutje”, thuhet në njoftimin ëe FBK-së.
Të kujtojmë se dje u shtyn dy ndeshje kjo për shkak të konfliktit për të drejtat televizive, por ja që tash duket se gjërat janë sqaruar dhe basketbolli pritet të vazhdojë normalisht. /Demokracia.com