Sport
Zyrtare: Suad Sahiti transferohet në kampionatin  Kroat
Demokracia
11:38 | 04 Mars 2021

Share:

Futbollisti kosovar, Suad Sahiti, nga sot ka skuadër të re.

Sulmuesi anësor është lojtar më ri i Shibenikut, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2023.

Sahiti së fundmi është aktivizuar në skuadrën boshnjake Zrinjski Mostar.

26-vjeçari do të veshë fanellën me numrin 77, dhe pas shumë vitesh ai do të luajë së bashku me vëllain e tij Emirin.

 

Lajmin  e ka bërë të ditur vet skuadra kroate Shibenik.

Sahiri karrierën e tij profesionale e filloi në Maqedoni, më saktësisht në Rabotniçki, ku regjistroi 70 paraqitje, duke shënuar 8 gola dhe 6 asistime.

Ai bëri karrierë edhe në Poloni te Wisla Plock.

Të ngjashme