Steven Gerrard edhe zyrtarisht është emëruar trajner i ri i Aston Villës.
Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë e klubit anglez në uebfaqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.
Ai ka nënshkruar kontratë prej tre vjet e gjysmë me skuadrën nga Birmingham.
“Klubi i Futbollit Aston Villa është i kënaqur të njoftojë emërimin e Steven Gerrard si trajnerin tonë të ri”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Aston Villa Football Club is delighted to announce the appointment of Steven Gerrard as our new Head Coach. ?
— Aston Villa (@AVFCOfficial) November 11, 2021
Gerrard së fundmi ishte trajner i Rangersit në Skoci me të cilën fitoi titullin e kampionit pas asnjë humbje.
Steven Gerrard do ta zëvendësojë Dean Smithin e shkarkuar për shkak të rezultateve jo të mira.
41-vjeçari u rikthye në Premirligë pas disa vjetësh, por tash në rolin e trajnerit.
Steven Gerrard gëzoi një karrerë të shkëlqyeshme si lojtar i Liverpoolit, ndërsa karrierën si trajner e nisi më 2018 te Rangers. /Demokracia.com