Raheem Sterling është zyrtarisht futbollisti më i ri i klubit londinez, Chelsea.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit anglez nëpërmjet një komunikate, shkruan Demokracia.com.
Sulmuesi anglez i është bashkuar Chelseat nga Manchester City me kontratë që e mban të lidhur me “Blutë” në pesë vitet e ardhshme.
“Sterling nënshkruan për Chelsean. Ylli i Anglisë, Raheem Sterling, i është bashkuar Chelseat nga Manchester City për një kontratë pesëvjeçare”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e londinezëve.
He’s here! ?#SterlingIsChelsea
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 13, 2022
Anësori këmbëshpejtë ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Cityt gjatë shtatë sezoneve të fundit, duke shënuar dy shifra për gola në secilën prej atyre sezoneve dhe duke fituar nëntë trofe, përfshirë katër tituj të Premierligës./Demokracia.com/