Skuadra e Pejës në basketboll ka njoftuar sot se trajneri Jordanco Davidkov, ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit shkruan Demokracia.com.
Largimi vjen pas rezultateve të dobëta që ka skuadra pejane në ndeshjet e fundit.
Davidkov erdhi me shumë bujë në bankinën e Pejës por ja që aventura e tij doli të jetë shumë më e shkurtër sesa ishte pritur.
Njoftimi i KB Peja:
Jordanco Davidkov jep doreheqje nga detyra e trajnerit pas humbjes se mbremshme. Kontrata eshte nderpre me marreveshje te dy anshme dhe ne i urojme shume fat dhe sukses ne te ardhmen. /Demokracia.com