Sport
Zyrtare: Skuadra e Rahovecit  angazhon trajnerin grek Takianos
Demokracia
16:24 | 15 Shkurt 2021

Share:

Klubet kosovare vazhdojnë të sjellin befasi por edhe investime bukur të mëdha, shkruan Demokracia.com.

Sot skuadra e Rahovecit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin grek, Fotis Takianos. “Vreshtarët” e kanë zyrtarizuar ditën e sotme (e hënë) trajnerin me të cilin synojnë objektivat.

Tekniku grek ka nënshkruar kontratë me klubin e Rahovecit deri në fund të edicionit. Në të kaluarën ai ka drejtuar skuadra të njohura në Europë, ndërsa kjo është aventura e dytë e tij në Kosovë. /Demokracia.com

Të ngjashme