Sport
Zyrtare: Skuadra e njohur e Serie A shkarkon trajnerin
Demokracia
14:46 | 22 Shkurt 2021

Share:

Skuadra italiane Cagliari ka njoftuar sot se ka shkarkuar nga posti i trajnerit, e Eusebio Di Francescos.

Cagliari që renditet i 18-ti në tabelën e Serie A me 15 pikë pas 23 ndeshjeve duke e rrezikuar mbijetesën në elitë, ka marrë vendim për ta shkarkuar Di Francescos.

“Cagliari Calcio është ndarë me trajnerin kryesor Eusebio Di Francesco. Gjithashtu klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me ndihmës trajnerin Francesco Calzona, ndihmësit Stefano Romano dhe Giancarlo Marini, trajnerin e fitnesit Nicandro Vizoco dhe psikologun Gianmaria Palumbo”, thuhet në deklaratën e klubit italian e cila gjithashtu ka njoftuar kthimin e Capozuccas si drejtorin e tyre sportiv.

“Cagliari Calcio njofton se, me efekt të menjëhershëm, Stefano Capozuccas i është besuar roli i Drejtorit Sportiv. Puna e Pierluigi Carta do të vazhdojë brenda Departamentit të Sportit Teknik: ai do të drejtojë koordinimin midis Klubit dhe Zonës Sportive”, përfundon njoftimi i skuadrës italiane. /Demokracia.com

Të ngjashme