Sport
Zyrtare: Skender Shëngyli i rikthehet futbollit, i bashkohet kësaj skuadre
Demokracia
12:48 | 09 Janar 2023

Share:

Legjenda e futbollit të Kosovës, Skender Shëngyli i është rikthyer futbollit.

Skudra nga Prizreni, FC A&N ka konfirmuar se Shëngyli do të jetë drejtor sportiv në klub.

Ky është njoftimi i klubit:

“𝗦𝗞𝗘𝗡𝗗𝗘𝗥 𝗦𝗛𝗘𝗡𝗚𝗬𝗟𝗜 – 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗙𝗖 𝗔&𝗡

Legjenda e njohur e futbollit Prizrenas dhe atë Kosovar në përgjithësi është bashkuar me klubin FC A&N në rolin e 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁 𝘀𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝘃 , përvoja e tijë e madhe ka bërë që kryesia e klubit të vendos afrimin e tijë në rradhët e klubit.

Eksperienca , puna , përvoja , sinqeriteti janë disa nga tiparet e Shengylit i cili shquhet si një legjendë e madhe e futbollit Kosovar , si ish futbollist por edhe si trajner.

Prezantimi i tijë së bashku me objektivat e klubit do bëhet ditëve në vazhdim në ambientet e klubit tonë.

Na priftë e mbara !”./Demokracia.com/

Të ngjashme