Sport
Zyrtare: Shumë ndryshime në klubin e madh europian, emërohen presidenti dhe trajneri i ri
Demokracia
22:37 | 26 Shkurt 2021

Share:

Skuadra e Marseilles ka njoftuar sot se ka emëruar presidentin dhe trajnerin  ri të klubit.

Pas një mbledhjeje të fundit, bordi drejtues i klubit francez emëroi ish-teknikun e Argjentinës dhe Kilit, Jorge Sampaolin, ndërsa ish-drejtori klubit Pablo Longoria është emëruar president i Marseilles.

Lajmi u konfirmua në fazën zyrtare të klubit marsejez.

Pronari i Marsejës, Frenc MecKort miratoi ndryshimet e mëdha në klub duke hapur një kapitull të ri. Pablo Longoria është presidenti i ri i klubit tonë, kurse Jorge Sampaoli është emëruar trajneri i skuadrës”, shkruhet në njoftimin e Marseilles.

Ndërkohë, Sampaoli ka firmosur kontratë me Marsejën deri në vitin 2023. /Demokracia.com

Të ngjashme