Sport
Zyrtare: Shtyhet ndeshja e Premierligës, fusha mbulohet nga bora pas reshjeve të mëdha
Demokracia
14:28 | 28 Nëntor 2021

Share:

Ndeshja e javës së 13-të në kampionatin elitar anglez, Premierligë, ndërmjet Burnleyt dhe Tottenhamit është shtyrë.

Kjo për shkak të reshjeve të mëdha të borës të cilat janë duke vazhduar vazhdimisht me intenzitet të lartë, shkruan Demokracia.com.

Lajmin për shtyerjen e takimit e ka konfirmuar edhe klubi vendas, Burnley përmes rrjeteve sociale.


Zyrtarët para ndeshjes u përpoqën që të largonin borën, megjithatë ishte e pamundur për shkak të reshjeve të pandalura.

Përballja midis Burnleyt dhe Tottenham Hotspur ishte paraparë të luhet sot nga ora 15:00. /Demokracia.com

Të ngjashme