Ndeshja e javës së 11-të e Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit e cila ishte paraparë të zhvillohet më 19.10.2022, shtyhet për datën 26.10.2022, sipas vendimit të Komisionit të Garave pranë FFK-së, njofton faqja zyrtare e klubit llapjan, raporton Demokracia.com.
Kjo përshkak se Llapi nesër do ta luaj ndeshjen për Superkupën Kosovë-Diasporë.
Ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë do të zhvillohet më 18 tetor në stadiumin me bari natyral në Kampin Nacional në Hajvali me fillim nga ora 14:00.
Ndeshja për trofeun e çmuar do të zhvillohet ndërmjet Llapit dhe Kosova Zurich.
Për Llapin kjo është hera e dytë radhazi që merr pjesë në Superkupën Kosovë-Diasporë si fitues i Kupës së Kosovës./Demokracia.com/