Sport
Zyrtare: Shtyhet ndeshja e Kupës së Kosovës në futboll
Demokracia
15:13 | 16 Nëntor 2022

Share:

Ndeshja e Kupës së Kosovës mes Phoenix dhe Ballkanit është shtyrë, shkruan Demokracia.com.

Ballkani ka njoftuar se ndeshja e 1/16-tës së finales e cila ishte paraparë të zhvillohet të mërkurën (nesër) është shtyrë për datën 24 nëntor.

Ky vendim ka ardhur për shkak të grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës të katër futbollistëve të Ballkanit për miqësoret e muajit nëntor.

“Ndeshja kundër FC Phoenix në kuadër të 1/16 të Kupës së Kosovës e paraparë të zhvillohet më 17 nëntor është shtyrë për 24 nëntor pasiqë kombëtarja e Kosovës i ka grumbulluar 4 lojtarë të skuadrës sonë, për miqësoret që do zhvillohen në këtë muaj. Pra më 24 nëntor me fillim nga ora 12:00 në stadiumin sintetik në Vitomiricë do jemi musafir të ekipit Phoenix”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se ndeshja tjetër e Kupës së Kosovës mes Vëllaznimit dhe Prishtinës është anuluar, me kryeqytetasit që kanë kaluar tutje pas vendimit të ekipit gjakovar për t’u tërhequr nga gara për shkak të gjendjes së rëndë financiare./Demokracia.com/

Të ngjashme