Ndeshjet e kësaj jave në Premierligë, Liverpool – Leeds United dhe Wolves – Watford janë shtyrë për shkak të COVID-19.
Këto dy ndeshje ishin paraparë për t’u zhvilluar të shtunën nga ora 13:00, por janë shtyrë për një datë tjetër, përcjell Demokracia.com.
Skuadrën e Leeds Unitedit raportohet se e ka kapluar koronavirusi me disa lojtarë të infektuar.
Njëkohësisht edhe skuadrës së Watfordit i janë shtyrë disa përballje për të njëjtën arsye.
Vala e re e COVID-19 në Britani ka prekur edhe skuadra të tjera, dy nga to janë edhe Manchester Unitedi e Tottenham Hotspur. /Demokracia.com/