Lajme
Zyrtarë shqiptarë dhe amerikanë mbajnë takim për mbrojtjen kibernetike
Demokracia
21:47 | 09 Nëntor 2022

Share:

Ambasadori i Posaçëm për Hapësirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale Nathaniel Fick u takua me zv. kryeministren Balluku dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Tema e diskutimit ishte siguria kibernetike. Pjesë e takimit ishte dhe Koordinatori i Ri Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kibernetike.

SHBA janë të përkushtuara për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve tanë shqiptarë në mbrojtjen kibernetike, thuhej në postimin e ambasadës amerikane në Twitter.

Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore dhe shërbimet online, ndërsa më 10 shtator u sulmua sistemi TIMS./euronews

Të ngjashme