Klubi i Levantes ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Shkodran Mustafit.
Mbrojtësi shqiptar ka kaluar te Levante si lojtar i lirë, pasi nga 1 korriku i këtij viti ishte pa skuadër. 29-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër sezon.
Levante ka bërë të ditur se Mustafi ka kryer testet mjekësore dhe nesër do t’i bashkohet skuadrës. /Demokracia.com