Sport
Zyrtare: Shefki Kuqi emërohet trajner i Feronikelit ‘74
Demokracia
21:46 | 08 Janar 2024

Share:

KF Feronikeli përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se kanë emëruar në stolin e skuadrës trajnerin Shefki Kuqi.

Kuqi gjatë gjithë karrierës së tij si trajner ka drejtuar klube nga elita e futbollit finlandez dhe kjo do të jetë eksperienca e tij e parë jashtë Finlandës.

Në vitin 2014 ai ka qenë trajner i Honkës, para se të marrë drejtimin e PK-35 Vanta në sezonin 2015/2016 dhe së fundmi Inter Turkun, klub të cilin e udhëhoqi gjatë sezonit 2016/2017.

“FC Feronikeli 74, me kënaqësi ju informon që shef i ri shtabit teknik është caktuar Shefki Kuçi”.

“Shefki Kuçi, emër i njohur ky për futbollin europian si lojtar, ku ka lënë gjurmët e tij te skuadrat Blackburn Roëers, Crystal Palace, Sëansea City, Neëcastle United etj.Idoll i shumë fëmijëve kosovar në atë kohë, që prisnin para TV me shpresë të ndonjë goli nga ai, për të parë festën e tij të veçantë, “trademark” e tij”.

“Pas një karriere fantastike si futbollist, Kuçi vjen me idenë e tij për filozofinë e lojës të cilën mëton ta aplikojë tek skuadra jonë. Ai ka krijar mjaftueshëm bagazh edhe në shtabin teknik kryesisht në Finlandë, duke drejtuar edhe skuadra si Inter Turku”.

“Pjesë e asistentëve të tij vazhdojnë të jenë Faruk Elshani e Avni Hasani, duke u shtuar edhe kualiteti i spanjollit Albert Ramos Moraño, e gjithashtu edhe Fidan Rexhepi”.

“Skuadra tashmë ka filluar stërvitjet dhe futbollistët janë takuar me trajnerin e tyre të ri”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga Feronikeli ’74.

Klubi nga Drenasi momentalisht gjendet në pozitën e shtatë në Superligën e Kosovës me 21 pikë të grumbulluara dhe misioni i Kuqit do të jetë sigurimi i mbijetesës në elitë.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024