Bujar Shabani e ka mbyllur aventurën dymujore te skuadra e Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Mesfushori ferizajas është rikthyer në futbollin kosovar, gjegjësisht te Dukagjini i Klinës, shkruan Demokracia.com.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e “Hithave” në rrjetet sociale.
Shabani para se të largohej nga Superliga e Kosovës në futboll, djerësiti fanellën e Dritës për një kohë të gjatë.
“Bujar Shabani, tani pjesë e Dukagjinit. Futbollisti nga Ferizaj vjen nga skuadra e Shkupit, klub me të cilin është paraqitur edhe në garat evropiane. Bujari në Shkup ishte transferuar nga nënkampionia e Kosovës, Drita e Gjilanit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të klubit klinas.
Dukagjini është promovuar së fundmi në elitën e futbollit kosovar dhe është treguar mjaft aktiv në merkaton e verës. /Demokracia.com