Stefano Pioli është zgjedhur trajneri më i mirë për muajin tetor në Serinë A italiane.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Serisë A në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.
Milani shkëlqeu në muajin tetor me pesë fitore në po aq ndeshje të luajtura nën udhëheqjen e teknikut italian.
⚽? #SerieATIM? COACH OF THE MONTH | OCTOBER 2021 ?➡️ Stefano Pioli
Il compositore della sinfonia rossonera ? ??⚫
Un Ottobre di vittorie in Serie A TIM ? ??✅#WeAreCalcio— Lega Serie A (@SerieA) November 4, 2021
Kjo ecuri fantastike e rezultateve të “Rossonerëve” në elitën e futbollit italian ka bërë që Pioli ta gëzojë çmimin e Serie A.
Të njëjtën ecuri nuk mund ta themi edhe për Ligën e Kampionëve, pasi Milani në katër përballjet e grupit ka vetëm një pikë, pas barazimit me Porton 1-1 mbrëmë (e mërkurë) në “San Siro”.
Milani të dielën zhvillon derbin e madh lokal kundër Interit. /Demokracia.com