Sport
Zyrtare: Roma përforcon sulmin me Belottin
Demokracia
17:30 | 28 Gusht 2022

Share:

Roma e ka transferuar edhe zyrtarisht sulmuesin italian, Andrea Belottin.

“Giallorossi” kanë bërë të ditur vetë transferimin e sulmuesit përmes faqes zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Lojtari i është bashkuar skuadrës kryeqytetase si transferim i lirë.


Interesim për Belotti kishte edhe nga skuadra angleze, por Roma ishte më bindëse për të.

Testet mjekësore Belotti i ka përfunduar gjatë ditës së shtunë.

Roma ka bërë merkato të mirë, ngase ka angazhuar edhe Dybalan e Wijnaldumin./Demokracia.com/

Të ngjashme