Mesfushori frtancez, Franck Ribery u zyrtarizua sot te Salerintana në Serie A. Francezi i bashkohet kështu futbollistit shqiptarit, Veseli teksa do të kontribuoje për të mbajtur në Serie A ekipin që pas 2 ndeshjeve nuk ka asnjë pikë.
Ndërkohë, Ribery u largua si lojtar i lirë nga Fiorentina pasi Vjollcët nuk i rinovuan kontratën.
Disa tifozë të Salernitana, në entuziazmin për të mirëpritur Franck Ribery, prapë i bënë vetes një pyetje, sado legjitime: “Pse prezantimi në mesdite (në 16:00) do të behet gjatë ditëve të javës dhe jo në mbrëmje?”.
Arsyeja, shpjegon botimi i sotëm i Il Mattino, është e lehtë të thuhet: prozhektoretë tani janë të zhveshura, kanë nevojë për 170 llamba LED për të cilat tashmë është caktuar një datë, 18 shtator, data e ndeshjes kundër Atalantës. /Demokracia.com