Sport
Zyrtare: Rasmus Hojlund transferohet te Manchester United
Demokracia
14:19 | 05 Gusht 2023

Share:

Më në fund është bërë zyrtare transferimi i Rasmus Hojlund te Manchester United.

Sulmuesi danez është larguar nga skuadra italiane Atalanta pas vetëm një sezoni dhe ka bërë hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar gjigantit anglez.

Manchester United e ka prezantuar talentin danez për të cilin ka paguar plot 70 milionë euro te Atalanta.

20-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Manchester Unitedin.

“Nuk është sekret që kam qenë tifoz i këtij klubi të madh që kur isha i vogël dhe ëndërroja të luaja në Old Trafford si lojtar i Manchester United”.

“Jam tepër i emocionuar nga kjo mundësi për ta kthyer atë ëndërr në realitet dhe jam i vendosur të shpërblej besimin që klubi ka treguar tek unë. Është ende herët në karrierën time, por e di që jam gati ta bëj këtë hap dhe të luaj me këtë grup lojtarësh të klasit botëror”.

“Pasi fola me menaxherin, e dija se ky mjedis do të ishte i përsosur për zhvillimin tim. Po shijoj mundësinë për të punuar me një nga trajnerët më të mirë në botë. Nën drejtimin dhe mbështetjen e tij, e di se jam në gjendje të arrij gjëra të mëdha së bashku me shokët e mi të rinj në këtë klub të veçantë”, ka thënë Hojlund.

Të ngjashme