Sport
Zyrtare: Ramiz Dervishi angazhohet si trajner në klubin e Drenasit
Demokracia
21:46 | 04 Mars 2021

Share:

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ramiz Dervishi është bërë me skuadër të re.

Pas largimit nga Feronikeli, aktivitetin e tij si trajner Dervishi do ta vazhdojë prapë në Drenas, shkruan Demokracia.com.

Kësaj radhe, ai i vshtë bashkuar klubit të Drenasit, i cili garon në grupin A të Ligës së Parë.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi në “Facebook” ku bëhet e ditur se Dervishi i është bashkuar shtabit teknik.

https://www.facebook.com/kfdrenasi/photos/a.254581561804264/810924702836611/

Postimi i plotë i Drenasit:

MIRËSERDHE NË SHTËPINË E MADHE TRAJNER

Të dashur sportistë dhe sportdashës,

Sot, stafit tonë teknik të KF DRENASI i është bashkuar edhe Trajneri i mirënjohur z. Ramiz Dervishi i cili është i njohur për kontributin e tij në sport në komunën tonë. Kryetari i klubit, anëtarët e kryesisë, trajneri dhe gjithë lojtarët i uruan mirëseardhje z.Dervishi i cili tani e tutje të gjithë kapacitetet e tij do t’i vë në funksion të klubit tonë.

Duke e pasur parasysh se KF DRENASI çdo ditë e më shumë është duke sjellë një frymë të re me ambicie të reja, atëherë ndihma e z.Dervishi është mëse e nevojshme.

Na priftë e mbara z.Ramiz Dervishi!“. /Demokracia.com

Të ngjashme