Sport
Zyrtare: Rahoveci kompleton ekipin me transferimin e basketbollistit amerikan
Demokracia
19:04 | 25 Gusht 2021

Share:

Nick Banyard është ardhja më e fundit e KB Rahovecit në merkaton e verës.

“Vreshtarët” njoftuan të mërkurën se kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Nick Banyard, shkruan Demokracia.com.

Banyard ka nënshkruar për një sezon me skuadrën nga “Mizair Isma”.

Qendra amerikane 203 cm, gëzon përvojë të gjatë në basketbollin evropian dhe jo vetëm.

Banyard ka bërë karrierë në Portugali, Meksikë, Maroko e Japoni. /Demokracia.com

Të ngjashme