Sport
Zyrtare: PSG me mega transferim, Kvara prezantohet tek gjiganti francez
Demokracia
22:15 | 17 Janar 2025

Share:

Khvicha Kvaratskhelia edhe zyrtarisht është lojtar i ri i PSG-së.

Sulmuesi gjeorgjian ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2029.

Napoli nga shitja e Kvaratskhelia ka përfituar 70 milionë euro.

Ai do ta vesh fanellën me numrin 7.

“Është një ëndërr të jesh këtu te PSG. Kam dëgjuar shumë gjëra pozitive për Paris Saint-Germain. Ndjej krenari të jashtëzakonshme që i bashkohem këtij klubi të madh dhe mezi pres të vesh ngjyrat e mia të reja.”, deklaroi Kvaratskhelia pas nënshkrimit të kontratës.

Të ngjashme