Klubi i Basketbollit Prishtina ka përforcuar radhët e saj me një basketbollist plejmeker.
Nicholas Alfred Tomsick është përforcimi më i ri i klubit kryeqytetas, shkruan Demokracia.com.
Tomsick me kontratën e re do të mbetet te Prishtina vetëm për këtë edicion.
Basketbollisti me prejardhje kroate edicionin e fundit mbrojti ngjyrat e ekipit Tindasoll nga Islanda me të cilën u shpall lojtari i vitit disa herë.
“Nicholas Alfred Tomsick lojtari më i ri i KB Sigal Prishtina! Kroato-amerikani është organizues i lojës në pozitën 1. I shpallur lojtar i vitit disa herë në ligën e Islandës, Nicholas ka luajtur në ligën kroate dhe se fundi në ligën e Islandës për Tindasoll në Urvalsdeild”, thuhet në njoftimin e “bardhekaltërve”. /Demokracia.com