Prishtina ka vazhduar me përforcimet për sezonin e ri, që do të fillojë këtë vikend.
Klubi nga kryeqyteti sot ka njoftuar se ka nënshkruar me Pavle Djurisiq.
“Pavle Djurisic, 22 vjeçar, i gjatë 207cm është lojtari i radhës që i bashkohet Sigal Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Djurisic më parë ka luajtur në ligën e kolegjeve në NCAA me skuadrën Austin Peay Governors për të vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në sezonin e parë si profesionist në Elitën Belge.
Në sezonin 2020/21 luajti për skuadrën nga kryeqyteti belg, Phoenix Brussels ku për 26 ndeshje ka arritur mesatare prej 13.0 pikë dhe 5.7 kërcimesh për ndeshje dhe ishte vlerësuar si lojtari më i dalluar i ekipit.