Sport
Zyrtare: Prishtina kompleton transferimin e mbrojtësin nigerian, Atanda
Demokracia
16:49 | 19 Gusht 2021

Share:

FC Prishtina ka “bombarduar” sërish në afatin kalimtar të transferimeve.

Kampionët në fuqi të Kosovës kanë kompletuar transferimin e mbrojtësit nigerian, Sodiq Atandës, shkruan Demokracia.com.

“Qendërmbrojtësi korpulent Sodiq Ololade Atanta i lindur në Nigeri dhe me pasaportë Shqiptare, nënshkruan me Kampionin aktual të Kosovës, Prishtina”, thuhet në raportin zyrtar të FC Prishtinës.

Prishtina për Atandën është klubi i pestë në karrierën e tij, ndërsa kishte luajtur edhe për Partizanin e Tiranës.

Atanda vjen nga skuadra izraelite, Hapoel Kfar Saba.

27-vjeçari ishte edhe pjesë e Kombëtares U23 të Nigerisë. /Demokracia.com

Të ngjashme