Sport
Zyrtare: Prishtina – Gjilani nuk luhet në fundjavë
Demokracia
16:50 | 15 Mars 2021

Share:

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë Demokracia.com se ndeshja Prishtina – Gjilani ka gjasa të shtyhet ashtu edhe ndodhi.

Takimi i javës së 26-të ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit i paraparë të luhet me 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk do të zhvillohet.

LEXO EDHE : Ndeshja Prishtina – Gjilani pritet të shtyhet

Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim e FFK-së për Demokracia.com.

“Ndeshja e paraparë të luhet me 21 mars nuk do të zhvillohet me këtë datë, për arsye që fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”  duhet të ruhet për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës që i luan në muajin mars. Për datën e re të kësaj ndeshjeje do të vendosë Komisioni i Garave”, ka thënë për Demokracia.com, Zyra e Informimit e FFK-së.

Të kujtojmë se Prishtina para kësaj ndeshjeje pra këtë mesjavë e luan takimin çerekfinal të Kupës me Feronikelin, kështu që kjo shtyrje mund të jetë e mirëseardhur. /Demokracia.com

Të ngjashme