Sport
Zyrtare: Prishtina angazhon një trajner të ri
Demokracia
14:22 | 16 Janar 2021

Share:

Prishtina ka arritur marrëveshje me trajnerin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Orhan Abdi i cili do të punojë me skuadrën në aspektin kondicional.

Lajmi është bërë nga vet skuadra përmes një njoftimi në Facebook.

Abdi në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Prishtinafc, transmeton Demokracia.com, ka thënë se është ndër për të që të punojë në një skuadër kosovare.

“Njihem që moti me kryetrajnerin Zekirija Ramadani dhe pas iniciativës së tij, të drejtorit sportiv, Fisnik Kërçeli dhe pas bisedave me krerët e klubit, kam kënaqësinë të pranoj dhe të punoj në njërin prej klubeve më të mëdha në Ballkan, FC Prishtina.

Është kënaqësi dhe privilegj të punoj në këtë klub dhe po ashtu është eksperiencë e mirë për mua që të punoj jashtë Maqedonisë. Kam punuar me ekipin në dy-tre seancat e fundit stërvitore, gjendja e fizike e ekipit duket e mirë, megjithëse ndodhemi në fazën përgatitore dhe kam besimin se do të arrijmë nivelin që duam ne dhe skuadra do të jetë mjaftueshëm e përgatitur, si fizikisht po ashtu edhe taktikisht”, ka thënë Abdi. /Demokracia.com

 

Të ngjashme