Sport
Zyrtare: Presidenti i Serie A jep dorëheqjen
Demokracia
14:11 | 01 Shkurt 2022

Share:

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar nëpër mediat italiane. Presidenti i Ligës së Serie A, Paolo Dal Pino, ka dhënë dorëheqjen. 

60- vjeçar mbajti këtë post që prej 8 janarit të vitit 2020. Dal Pino foli rreth këtij vendimi të tij.

“Në janar u zhvendosë me familjen time në Kaliforni, ndaj është e pamundur që ta vazhdoj ta mbaj rolin e presidentit të Serisë A. Ishte një nder për mua dhe dua të falënderoj të gjithë për dy vitet e mrekullueshme që kaluam sëbashku.

U përpoqa që të sillja inovacion dhe ndryshim dhe dua të falënderoj presidentin e federatës Gabriele Gravina me të cilin ndava punën këto vite. Ju uroj suksese të mëtejshme”. /Demokracia.com

Të ngjashme