Sport
Zyrtare: Petkoviq e lë Zvicrën, nënshkruan me klubin francez
Demokracia
21:48 | 27 Korrik 2021

Share:

Trajneri boshnjak, Vladimir Petkoviq është larguar nga Përfaqësuesja e Zvicrës dhe i është bashkuar skuadrës franceze, Bordeaux.

Ish-trajneri i Zvicrës, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Girondins de Bordeaux, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është konfirmuar nga klubi elitar i Francës përmes një komunikate të lëshuar.

“Jemi krenar të ju njoftojmë zyrtarisht se Vladimir Petkoviq është kryetrajner i Girondins de Bordeaux”, thuhet në komunikatë.

Petkoviq sa ishte pjesë e ekipit përfaqësues zviceran arritjen më të madhe e kishte këtë vit duke e dërguar Zvicrën në çerekfinale të Kampionatit Evropian të futbollit “Euro2020”. /Demokracia.com

Të ngjashme