Pesë fëmijët e Maradonës (Dalma, Giannina, Jana, Diego Jr dhe Diego Fernando), kanë vendosur të nxjerrin në ankand shtëpinë, që Diego iu kishte dhuruar prindërve të tij; makina, letra e marrë prej Fidel Kastros dhe pasuri të tjera.
Ato i përkasin “Pibe de Oro”.
Vendimi vjen gati një vit pas vdekjes së futbollistit argjentinas (25 nëntor 2020). Aktiviteti do të quhet “Akandi 10”, është planifikuar për më 19 dhjetor në lagjen “Villa Deboto”.
Ndër artikujt më interesantë në ankand do të jetë edhe një picture e nënshkruar nga ’10’, po ashtu dy makinat e tij BMW M4, të personalizuara, me drita dhe sirenë si të policisë. /Demokracia.com