Sport
Zyrtare: Perisiq transferohet te Tottenham Hotspur
Demokracia
17:11 | 31 Maj 2022

Share:

Ivan Perisiq është transferuar edhe zyrtarisht te klubi anglez, Tottenham Hotspur.

Kroati me përvojë të madhe do t’i bashkohet klubit londinez më 1 korrik pas skadimit të kontratës së tij me Interin.

33-vjeçari ka nënshkruar me “Spurs” deri në vitin 2024, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Tottenham Hotspur nëpërmjet rrjeteve sociale.


“Perisic përfundon lëvizjen. Kemi kënaqësinë të njoftojmë transferimin e Ivan Perisic”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e klubit anglez.

Perisiq gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Wolfsburgut, Dortmundit, Interit e Bayern Munichut./Demokracia.com/

Të ngjashme