Sport
Zyrtare: Peja transferon basketbollistin kanadez, të gatshëm për edicionin e ri
Demokracia
17:58 | 25 Gusht 2021

Share:

KB Peja ka arritur marrëveshje me basketbollistin e huaj, Matt Neufeld.

“Verdhezinjtë” kanë njoftuar se Neufeld është transferimi i fundit në merkato, shkruan Demokracia.com.

Pejanët përmes faqes zyrtare të klubit kanë njoftuar se janë të gatshëm për edicionin e ri në elitën e basketbollit kosovar.

“Janë përmbyllur të gjitha detajet e marrëveshjes dhe lojtari Matt Neufeld është edhe zyrtarisht pjesë e KB Peja për këtë edicion”, thuhet në njoftimin zyrtar të Pejës.

Neufeld ështa kanadez me prejardhje, ndërsa luan në pozitën 5. /Demokracia.com

Të ngjashme