Futbollisti i Barcelonës, Pedri e ka fituar çmimin “Golden Boy” për vitin 2021.
Pedri ka fituar këtë çmim si lojtari më i mirë i ri në Evropë, shkruan Demokracia.com.
Mirëpo, çmimin Pedri do ta marrë tek më 13 dhjetor në qytetin e Torinos.
Vlen të potencohet se Pedri luajti pothuajse në të gjitha ndeshjet përformanca e tij e shkëlqyer si lojtar i Barçës e çoi atë në Kampionatin Evropian, më parë ai luajti me kombëtaren U21 dhe në fund në Lojërat Olimpike.
Ndër të gjitha garat, dhe në moshën 18-vjeçare, ai e mbylli sezonin me 73 ndeshje. /Demokracia.com