Sport
Zyrtare: Pasi u turpërua nga Holanda, trajneri i Turqisë jep dorëheqje
Demokracia
14:57 | 10 Shtator 2021

Share:

Trajneri i Turqisë, Senol Gynesh ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Turqisë.

Fatale për teknikun turk ishte humbja me rezultat tenistik 6-1 nga Holanda në ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Pasi dështoi në Kampionatin Europian, 69-vjeçari turk e la aktualisht kombëtaren e tij në eliminatoret e Botërorit në grupin G në vendin e tretë në kuotën e 11 pikëve.

Turqia është ende në garë për tu kualifikuar pasi ndodhet -2 pikë nga Norvegjia e vendit të dytë. /Demokracia.com

Të ngjashme