Sport
Zyrtare: Pas Mbappes, PSG-ja nënshkruan edhe me anësorin portugez
Demokracia
16:57 | 31 Maj 2022

Share:

Paris Saint-Germaini ka blerë zyrtarisht kartonin e anësorit Nuno Mendes, pas një periudhe huazimi një vjeçare.

Parisienët do të paguajnë në arkat e Sportingut një shifër që shkon deri në 40 milionë euro, ndërsa kontrata e re e futbollistit është e vlefshme deri në vitin 2026.

Vendimi për blerjen e futbollistit erdhi pasi portugezi bëri mirë në 27 paraqitje të kampionatit.

19-vjeçari Nuno Mendes shihet mjaft me perspektivë për të ardhmen, pasi cilësitë që zotëron janë të jashtëzakonshme./Demokracia.com/

Të ngjashme