Sport
ZYRTARE: Paris Saint-Germain nënshkruan me mbrojtësin Mukiele
Demokracia
17:49 | 26 Korrik 2022

Share:

Nordi Mukiele është lojtari më i ri i Paris Saint-Germainit, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është dhënë nga klubi francez, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Mbrojtësi i ardhur nga Leipzig ka nënshkruar një kontratë për 5 sezone me kampionët e Ligue 1.

PSG ka paguar 10 milionë euro plus bonuse për kartonin e lojtarit.


Mukiele ishte kërkesë e trajnerit të ri të skuadrës, Galtier.

24-vjeçari ka luajtur në Red Bull Arena për 4 sezone, sakaq më parë ka veshur fanellën e Laval dhe Montpellier.

PSG synon që të bëjë edhe 2-3 afrime të tjera./Demokracia.com/

Të ngjashme