Sport
Zyrtare: Në këtë stadium luhet derbi i madh Drita – Gjilani
Demokracia
10:32 | 09 Mars 2021

Share:

Java e 24-t e Superligës së Kosovës në futboll pritet të sjellë disa ndeshje jashtëzakonisht interesante, shkruan Demokracia.com.

Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë tek ndeshja derbi Drita – Gjilani.

Të dyja skuadrat kanë shumë nevojë për pikë. Drita që po lufton për titull të kampionit dhe Gjilani që po e rrezikon edhe mbijetesën.

Gjilani tashmë edhe zyrtarisht ka njoftuar se takimi do të luhet të enjten në stadiumin “Agim Ramadani-Katana” në Gjilan nga ora 13:00.

“Në kuadër të javës së 24-të kampionale, skuadra jonë zhvillon takimin përball skuadrës tjetër nga qyteti i Gjilanit, KF Dritën. Ndeshja luhet ditën e enjte me fillim në ora 13:00, në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan”, thuhet në njoftimin e SC Gjilani.

Të kujtomë se stadiumi në Gjilan është duke u rinovuar dhe kishte ide që ky takim të zhvendoset në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, por ja ekipi organizator Drita ka vendosur që ndeshja të luhet në Gjilan. /Demokracia.com

 

Të ngjashme